Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ende nuk ka arritur marrëveshje për Sanchesin

Milani është shumë larg arritjes së marrëveshjes për Renato Sanchesin e Lillet, por shpreson që t’i sigurojë shërbimet e tij për 15 milionë euro. Portugezi ka zgjedhur “rossonerët” si destinacion të ardhshëm dhe ka marrëveshje personale, duke i refuzuar gjitha ofertat e tjera që kishin ardhur në drejtim të tij.

Megjithatë, skuadra e elitës së futbollit francez e ka refuzuar ofertën e parë të Milanit, që ishte 10 milionë euro. Francezët kërkojnë edhe 10 milionë euro të tjera. “Football-italia” shkruan të enjten se gjithçka mund të përfundohet për 15 milionë euro. 24-vjeçari Sanches ka kontratë me Lillen deri në qershor të vitit 2023.

Këtë edicion, mesfushori ka zhvilluar 32 ndeshje për Lillen. Shënoi dy gola dhe dhuroi pesë asistime.