Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanches arrin marrëveshje personale me Milanin

Renato Sanches ka arritur marrëveshje personale me Milanin.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se mesfushori është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me ekipin italian.

Tani drejtuesit e klubit “Rossoner” do të duhet të gjejnë marrëveshjen me skuadrën e Lillet.

Ekipi francez për ta liruar portugezin po kërkon rreth 20 milionë euro.