Mesfushori i Lillet, portugezi Renato Sanches do të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushe pas operimit të gjurit, ka njoftuar ekipi francez.
Sanches tashmë ka nisur rikuperimin dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë në fillim të muajit tetor.
Ai do t’i mungojë Lillet në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve krahas atyre në kuadër të Ligue 1.
Sezonin e shkuar, Sanches pati 23 paraqitje për Lillen, ekip që e fitoi titullin e kampionit të Francës.
23-vjeçari iu bashkua ekipit francez në vitin 2019 nga Bayerni dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Sanches ishte pjesë e Portugalisë në “Euro 2020”.
Artikuj të ngjashëm