Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampaoli në krye të Argjentinës

Sevilla e ka arritur marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Argjentinës, për ta lënë të lirë trajnerin Jorge Sampaolin, ka bërë të ditur klubi spanjoll.

Sampaoli tani në krye të Argjentinës do të vijë si zëvendësues i të shkarkuarit Edgardo Bauza, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

57-vjeçari mund të largohet nga Sevilla që nga kjo verë, por, thuhet se është paguar klauzola e tij prej 1.5 milionë eurosh.

“Sevilla dhe Federata e Futbollit të Argjentinës e kanë arritur marrëveshjen preliminare që Jorge Sampaoli të ndahet nga klubi andaluzian, në mënyrë që të bëhet trajner i përfaqësueses së Argjentinës. Tani duhet të nënshkruhen dokumentet e nevojshme më 1 qershor, ditën e enjte. Të gjitha palët janë të kënaqura me marrëveshjen e arritur”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Argjentina në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa vetëm katër ekipet e para do të kualifikohen direkt në kampionatin botëror, Rusia 2018.