Federata e Futbollit e Argjentinës ka shqyrtuar mundësinë e angazhimit të trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola përpara se të kuptojë se financiarisht është e pamundur.
Argjentina muajin e shkuar shkarkoi nga pozita e seleksionuesit Jorge Sampaolin, që dështoi në botërorin "Rusia 2018". Argjentina në këtë turne u eliminua në 1/8 e finales, kurse Sampaoli përkohësisht po zëvendësohet nga Lionel Scaloni e Pablo Aimar, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.
Presidenti i Federatës, Claudio Tapia ka zbuluar se Guardiola ishte kontaktuar për ta udhëhequr Argjentinën me një projekt të ri të gjatë. Mirëpo, Tapia është tërhequr kur ka kuptuar çmimin e Guardiolas, që është trajneri më i paguar në botë....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)