Dy herë kampionia e botës, Argjentina, e ka shkarkuar të hënën trajnerin Edgardo Bauza, pas rezultateve të dobëta në kualifikimet e Amerikës së Jugut, që ia kanë vështirësuar arritjen në botërorin “Rusia 2018-të”.
Raportimet e medieve tani thonë se trajneri i Sevillës, Jorge Sampaoli, mund ta zërë vendin e Bauzas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi arritur një marrëveshje, i kemi treguar Bauzas se ai do të pushohet nga detyra e trajnerit të kombëtares”, ka deklaruar presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia.
Argjentina dhe kapiteni Lionel Messi që është dënuar për katër ndeshje për fyerje të zyrtarëve të ndeshjes, janë në vendin e pestë në grup me 22 pikë, dy më pak se vendi i dytë Kolumbia, ndërsa Brazili kryeson me 33 në total.