Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampaoli largohet nga Marseille

Përgatitjet e Marseillet për sezonin e ri kanë hasur në pengesë, pasi trajneri Jorge Sampaoli është larguar nga ekipi me marrëveshje të dyanshme.

Largimi i papritur i Sampaolit ka befasuar të gjithë tifozët e Marseillet, pasi trajneri kishte raporte të shkëlqyera me ta.

Sezonin e fundit, Marseille përfundoi nënkampion i Francës nën drejtimin e Sampaolit.

62-vjeçari ka vendosur të largohet pasi nuk ka qenë i kënaqur me aktivitetin e klubit në afatin kalimtar të verës.

Ai ka kërkuar ekip të fortë për sezonin e ri, por drejtuesit e klubit kanë kundërshtuar kërkesën e tillë të trajnerit.

Samapoli mori drejtimin e Marseillet gjatë sezonit 2021/21 duke e zëvendësuar portugezin Andre Villas-Boas.

Artikuj të ngjashëm