Maurizio Sarri ka vendosur të dorëhiqet nga posti i trajnerit te Lazio, për shkak të formës së dobët në të cilën po kalon ekipi.
Ai tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin.
65-vjeçari ishte pjesë e skuadrës italiane nga 2021-a.
Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara, Lazio renditet i 9-ti me 12 fitore, 12 humbje dhe 4 barazime. Gjithsej ka 40 pikë, 3 më pak se Fiorentina që renditet e 8-a.
Artikuj të ngjashëm