Marseille e ka shkarkuar trajnerin Gennaro Gattuso dhe e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Jean-Louis Gasset do ta udhëheqëu Marseillen deri në fund të kampionatit.
Gattuso e mori drejtimin e klubit në fund të muajit shtator, dhe largohet nga skuadra e madhe franceze, që aktualisht zë pozitën e nëntë në Ligue 1. Italiani pati vetëm nëntë fitore nga 24 ndeshje si trajner. Ka gjashtë humbje.
Gasset, 70-vjeçar, së fundmi është shkarkuar nga Bregu i Fildishtë, pas fazës grupore të Kupës së Afrikës.
Bregu i Fildishtë më pas e fitoi turneun. Gattuso iu bashkua Marseillet si zëvendësues i Marcelinos, që tani drejton Villarrealin. Si lojtar, Gattuso e fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006. Si trajner ka punuar edhe te Milani, Napoli e Valencia. Gattuso e Marseille u eliminuan muajin e kaluar edhe nga Kupa e Francës nga Rennesi, pas ekzekutimit të penalltive. Marseille vazhdon garën në Ligën e Evropës. Në ndeshjen e parë me Shakhtar Donetskun barazoi 2:2 javën e kaluar.