Periudha e trajnerit Marcelino nuk ka zgjatur as tre muaj në krye të skuadrës së Marseillet.
Marcelino të mërkurën ka dhënë dorëheqje për shkak të përplasjes me tifozët, të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me paraqitjet e ekipit. Largimin e Marcelinos, e ka konfirmuar edhe Marseille, ekip që të dielën do të përballet me Paris Saint-Germainin në kuadër të Ligue 1.
Ai mori drejtimin e Marseillet këtë verë, duke e zëvendësuar kroatin Igor Tudor. Nën drejtimin e Marcelinos, skuadra franceze dështoi të sigurojë një vend në grupet e Ligës së Kampionëve, pasi u mposht në plejof nga Panathinaikosi.
Në kampionat, Marseille nuk di për humbje në pesë xhirot e para, ku ka regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime. Ka tubuar 9 pikë, dy më pak se Monaco që është lider.