Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salernitana rikthen trajnerin që e shkarkoi para dy ditësh

Davide Nicola është kthyer në postin e trajnerit te Salernitana, dy ditë pasi u shkarkua nga drejtuesit e klubit pas humbjes 8:2 nga Atalanta.

Nicola u shkarkua të hënën dhe klubi nuk arriti të gjejë një trajner për ta zëvendësuar 49-vjeçarin që ishte në krye të Salernitanas prej shkurtit të vitit të shkuar.

Në mungesë të opsioneve, drejtuesit e klubit kanë ftuar sërish Nicolan të rikthehet në postin e tij dhe ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Nicola ka njoftuar në rrjetet sociale se është rikthyer te Salernitana, pasi presidenti i klubit, Danilo Iervolino e kishte thirrur në telefon.

“Mora një telefonatë nga presidenti dhe u dakorduam të rikthehem në krye të ekipit. Unë besoj në këtë ekip dhe jam i bindur se do ta sigurojmë mbetjen në Serie A”, ka shkruar Nicola.

Pas 18 xhirove të luajtura në Serie A, Salernitana zë vendin e 16-të në tabelë me 18 pikë të mbledhura.