Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salernitana emëron trajnerin e katërt të edicionit

Stefano Colantuono është trajneri i ri i Salernitanas, i katërti këtë sezon.

Klubi e konfirmoi trajnerin e ri të martën në mëngjes.

61-vjeçari është trajneri i katërt këtë edicion te Salernitana pas Paulo Sousas, Filippo Inzaghit e Fabio Liveranit.

Sipas raportimeve, Inzaghi ka refuzuar të kthehet në klub.

Colantuono është te Salernitana për herë të tretë. Ishte pjesë e klubit më 2017-18 dhe 2021-22. Ka pasur 243 paraqitje si trajner në Serie A.

Këtë sezon, Salernitana ka vetëm dy fitore në Serie A dhe është e fundit në tabelë me 14 pikë nga 29 ndeshje.