Davide Nicola më nuk është trajner i Salernitanas. Klubi nga Serie A, të hënën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin 49-vjeçar për shkak të rezultateve të dobëta.
Shkarkimi i Nicolas vjen një ditë pas humbjes 8:2 nga Atalanta, e cila e ka lënë Salernitanan në vetëm 16 pikë të tubuara pas 18 ndeshjeve të luajtura në kampionat.
“Salerninata njofton se ka liruar nga detyra e trajnerit Davide Nicola, të cilin e falënderon për punën dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Nicola ishte në krye të Atalantas prej muajit shkurt të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka drejtuar ekipet si Torino, Genoa, Udinese, Crotone, Bari e Livorno.
Artikuj të ngjashëm