Mohamed Salah është lënduar në finalen e Kupës FA ndaj Chelseat. Por ai nuk mendon se i rrezikohet paraqitja në finale të Ligës së Kampionëve.
Ylli egjiptian u detyrua të zëvendësohet në minutën e 33-të pas një lëndimi muskulor.
“Sigurisht që do të jem i rikuperuar për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Salah.
Sulmuesi anësor mund të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Southamptonit në Premier League. Finalja e Championsit është më 28 maj.