Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah kthehet në stërvitje pas lëndimit

Mohamed Salah është stërvitur te Liverpooli pas lëndimit të pësuar në Kupën e Afrikës me Egjiptin. 31-vjeçari është kthyer më herët sesa që është pritur nga lëndimi i kyçit të këmbës.

Ai nuk ka luajtur nga 1 janari i këtij viti për Liverpoolin. Për shkak të lëndimit humbi katër ndeshjet e fundit të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Salah është paraqitur i buzëqeshur në stërvitjen që Liverpooli e zhvilloi të martën në mëngjes. Ai për Liverpoolin shënoi 18 gola dhe kontribuoi me nëntë asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat.