Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se sulmuesi i krahut, Mohamed Salah, do të ketë disa minuta ndaj Aston Villas.
Egjiptiani Salah i ka munguar “të kuqve” në dy ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të një lëndimi në kofshë.
Liverpooli të premten nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim te Villa në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 37-të të Premier Leagues.
Liverpooli në rast të fitores në “ Villa Park” do ta siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Liverpooli ka 59 pikë në pozitën e katërt. 59 pikë ka edhe Villa në vendin e pestë.
Edhe
Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin
“Salah do të jetë i gatshëm nesër, por vetëm për disa minuta. Alisson u stërvit përsëri me ne, le të shohim nesër nëse është gati apo duhet të presë edhe një javë. Florian Wirtz pati një infeksion në stomak, le të shohim nëse është gati të luajë nesër”, ka thënë Slot.
33-vjeçari Salah do të largohet nga Liverpooli në fund të edicionit, pas nëntë vjetëve në klub. Ai është legjendë e klubit të madh anglez. Salah këtë edicion në 39 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me 12 gola dhe nëntë asistime.