Pakënaqësitë në përfaqësuesen e Egjiptit janë rritur vetëm pak kohë pas barazimit pa gola me Angolën në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027.
Të shtunën është raportuar se sulmuesi Mohamed Salah është larguar nga kampi pas pakënaqësive që ka pasur me selektorin Hossam Hassan.
Hassan e zëvendësoi sulmuesin e krahut në minutën e 60-të. Ai tha se zëvendësimi ishte taktik, ndërsa kapiteni nënvizoi se nuk ishte i lënduar.
Gazetari nga Egjipti, Ahmed Abdel Baset, ka raportuar se Salah është larguar qetësisht nga kampi, për t’u mos u përfshirë në ndonjë konflikt tjetër.
Ai ka raportuar se situata në dhomën e zhveshjes pas barazimit pa gola ka qenë goxha e tensionuar.