Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah do të mungojë dy ndeshje

Mohamed Salah do t’i mungojë Egjiptit në ndeshjen vendimtare të Grupit B në Kupën e Afrikës kundër Kepit të Gjelbër, për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i Liverpoolit po ashtu do të jetë jashtë fushës së gjelbër, në rast se Egjipti kalon në fazën e 16-të skuadrave më të mira të garës.

Salah u zëvendësua në fundin e pjesës së parë të ndeshjes kundër Ganës të enjten, që përfundoi 2:2.

Ky barazim ka bërë që Egjipti të fitojë patjetër kundër Kepit të Gjelbër, që tashmë ka siguruar fazën nokaut.

Egjipti është shtatë herë fitues i Kupës së Afrikës. Hera e fundit kur Egjipti triumfoi në këtë garë ishte viti 2010, kur Salah debutoi me Përfaqësuesen e Egjiptit.