Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti asiston në fitoren e Hajdukut të Splitit

Emir Sahiti ka asistuar në golin e vetëm që Hajduku i Splitit e shënoi në udhëtim te Slaven Belupo.

Hajduku i Splitit fitoi me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së 35-të të elitës së futbollit kroat.

Ai bashkëveproi në minutën e 37-të me Jan Mlakarin që shënoi për pikët e plota.

Sahiti e kompletoi ndeshjen, kurse Elvis Letaj luajti deri në minutën e 61-të.

24-vjeçari ka katër gola të shënuar e tri asistime në 27 paraqitje në këtë edicion në elitën kroate të futbollit.

Arbër Hoxha luajti në tërë ndeshjen te Slaven Belupo, kurse Arb Manaj ishte në bankën rezervë.

Hajduku i Splitit në pozitën e dytë ka 68 pikë, kurse Slaven Belupo në pozitën e shtatë ka 42 pikë.

Artikuj të ngjashëm