Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku asistues në fitoren e Hammarbyt

Loret Sadiku ka asistuar në fitoren e Hammarbyt të shtunën gjatë ditës, në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit të Suedisë.

Hammarby mposhti në shtëpi skuadrën e Varbergut me rezultatin 2:0.

Sadiku asistoi për golin e dytë, tre minuta pasi skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit.

Për 31-vjeçarin ishte asistimi i parë i edicionit të ri në “Allsvenskan” të Suedisë.

Sadiku e kompletoi ndeshjen te vendësit, kurse Ismet Lushaku te Varbergu u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.

Hammarby në katër ndeshje ka dy fitore dhe dy disfata.

Aktualisht ka gjashtë pikë në mesin e tabelës.

Artikuj të ngjashëm