Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku asiston për fitore

Mesfushori Loret Sadiku ka asistuar në fitoren e Hammarbyt ndaj Norrkopingut. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 17-të të elitës së Suedisë në futboll. Sadiku në minutën e 91-të asistoi për golin e fitores 2:1.

Pos Sadikut, te Hammarby ndeshjen e kompletoi edhe Edvin Kurtulush. Laorent Shabani luajti për Norrkopingun.

Norrkopingu e Hammarby janë në mesin e tabelës me nga 25 pikë.