Futbollisti kosovar, Loret Sadiku ka shënuar gol në Suedi. Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë të Allsvenskan, Hammarby i Sadikut luajti 1:1 me Goteborgun.
Mesfushori defanziv, Sadiku, shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.
Loret Sadiku nickar in ledningsmålet för gästerna! Hammarby leder på Gamla Ullevi ? pic.twitter.com/j8iRJK5h2j
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) May 21, 2023
Ndërkohë Edvin Kurtulush, ish-lojtari i Kosovës U21 u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 63-të.
Hammarby është i dhjeti me 11 pikë. Goteborgu mban pozitën e 13-të me shtatë pikë. Për Sadikun është goli i parë këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm