Edvin Kurtulush ka shënuar autogol në fitoren e skuadrës së tij, Hammarby, kundër Djurgardenit.
Hammarby në fakt e fitoi ndeshjen dramatike që dhuroi shtatë gola, 4:3. Kurtulushi e kompletoi ndeshjen, kurse Loret Sadiku te vendësit luajti deri në minutën e 68-të. Kurtulushi shënoi në portën e vet në minutën e 49-të, për rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së tetë të elitës së futbollit të Suedisë. Hammarby dhe Djurgardeni kanë nga 10-të pikë në mesin e tabelës.