Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Sadiku, luan vetëm 32 minuta në fitoren e Hammarbyt

Futbollisti shqiptar, Loret Sadiku, ka luajtur vetëm 32 minuta në fitoren e Hammarbyt në udhëtim te Siriusi, të dielën. Hammarby fitoi me rezultatin 2:1 në kuadër të kampionatit suedez, ndërsa Sadiku u desh të zëvendësohej për shkak të një lëndimi në ijë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të elitës së Suedisë.

“Ndjeva diçka në ijë. Nuk e di çfarë ndodhi, vetëm dëgjova diçka”, tha Sadiku pas ndeshjes. Ai i frikësohet mungesës më të gjatë në fushën e lojës. “Jam i shqetësuar kur lëndimet vijnë në këtë mënyrë. Nuk e di se në çfarë shkalle është lëndimi. Është e vështirë të thuhet, por më dhemb kur vrapoj”, tha 31-vjeçari Sadiku, i cili ka qenë titullar në 13 prej 15 ndeshjeve të Hammarbyt.

Te Hammarby luajti Edvin Kurtulush, kurse te Siriusi, Edi Sylisufaj u inkuadrua në minutën e 85-të. Hammarby është në vendin e 10-të me 19 pikë. Siriusi ka 14 pikë në pozitën e 12-të.