Selektori i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka shpallur të dielën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit në dy ndeshjet e ardhshme. Rumania luan ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” më 16 qershor, ndërsa më 19 qershor ka tjetër ndeshje të vështirë në udhëtim. Takohet me Zvicrën në Lucern. Dy ndeshjet i takojnë Grupit I të eliminatoreve për Euro 2024.
Iordanescu ka bërë shumë ndryshime në ekip në krahasim me grumbullimin e kaluar. Florin Tanase, Razvan Marin, Florin Nita, Vlad Chiriches dhe Ionut Radu janë të lënduar, kështu që Iordanescu është dashur t’i zëvendësoje gjithë ata. Ndërkohë, ftesë nuk morën Adrian Sut, Alexandru Dobre dhe Octavian Popescu.
Stefan Tarnovanu, Marian Aioani, Valentin Mihaila, Ianis Hagi, Florinel Coman, Louis Munteaunu dhe Vladimir Screciu janë ftuar për dy ndeshjet e vështira. Screciu është ftuar për herë të parë.
Iordanescu ka ftuar 26 futbollistë.
Rumania nuk ka ndonjë emër të madh të futbollit evropian. Shumica e lojtarëve luajnë në ligën rumune dhe në Itali. Ka lojtarë edhe në Spanjë, Kinë, Emirate Arabe e Skoci.
Rumania udhëheq në grup së bashku me Zvicrën me nga gjashtë pikë. Rumania fillimisht fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Andorrës e më pas fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Këto ndeshje u luajtën në mars.
Edhe
Rumania me 11 lojtarë të ligës së saj në ndeshjen ndaj Kosovës
Ndërkohë Kosova fillimisht luajti 1:1 në udhëtim me Izraelin e më pas dëshpëroi ndaj Andorrës, duke barazuar 1:1 në Prishtinë.
Kosova më 19 qershor luan ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë. Selektori Alain Giresse pritet që të hënën ta shpallë listën e lojtarëve.