Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rumania në Evropian

Rumania e ka siguruar Evropianin e vitit të ardhshëm, pasi ka mposhtur Izraelin 2:1.

Goeorge Puscas në minutën e 10-të dhe Ianis Hagi në të 63-n shënuan në fitoren e rumunëve.

Paraprakisht, Eran Zahavi në minutën e dytë i dha epërsinë Izraelit.

Rumania është e para në grup me 19 pikë. Bashkë me të, edhe Zvicra ka siguruar kualifikimin me 17 pikë në vendin e dytë. Rumania do ta luajë ndeshjen e fundit me Zvicrën, që do të jetë vendimtare për vendin e parë.

Izraeli është i treti me 12 pikë, Kosova e katërta me 11, Bjellorusia e pestë me nëntë pikë e Andorra e fundit me dy pikë.

Artikuj të ngjashëm