Sport

Rumania fiton edhe ndeshjen e dytë

Rumania eliminatore - Euro 2024

Rumania ka shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani. Rumania shënoi fitore Bukuresht me rezultatin 2:1 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e Grupit I të eliminatoreve. 

Nicolae Stanciu shënoi golin e parë në minutën e 17-të, kurse Andrei Burca dy minuta më vonë shënoi golin e dytë.

Vladislav Morozov shënoi golin e vetëm për bjellorusët.