Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e vështirë e Rumanisë ndaj Lituanisë

Lituania dhe Rumania

Përfaqësuesja e Rumanisë ka vuajtur për fitoren ndaj Lituanisë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Të hënën mbrëma në Bukuresht, Rumania fitoi 3:1. Por ndeshja u vendos vetëm në minutat e fundit.

Valentin Mihaila kaloi në epërsi rumunët në minutën e katërt të ndeshjes. Armandas Kucys shënoi për 1:1 në minutën e 34-t.

Rumunët më pas rreshtuan sulmet në kërkim të golit të dytë. Por ishin lituanët që dërguan topin në rrjetë. Goli megjithatë u anulua pas rishikimit të VAR-it, me pretendim se ishte shkaktuar faul ndaj portierit rumun.

Në minutën e 87-të u dha penallti për Rumaninë, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Razvan Marin. Alexandru Mitrita shënoi golin e tretë për Rumaninë në minutën e 92-të.

Rumania shkëputet në pozitën e parë në grup me gjashtë pikë. Kosova e Qipro i kanë nga tri pikë, ndërsa  Lituania mbetet pa pikë.


Rumania po has në vështirësi në ndeshjen me Lituaninë

Edhe Rumania nuk gabon ndaj Lituanisë Futboll Rumania nuk gabon ndaj Lituanisë

Ndonëse favorite e madhe, Rumania po ka shumë telashe ndaj Lituanisë. Pas minutës së 80-të rezultati është 1:1 në ndeshjen në Bukuresht.

Madje Lituanisë iu anulua një gol nga VAR-it.

Lituania të premten pësoi 1:0 nga Qipro, kurse Rumania fitoi 3:0 ndaj Kosovës.