Përfaqësuesja e Rumanisë e ka fituar bindshëm Andorrën të dielën. Me fitoren e arritur të dielën me rezultatin 4:0, Rumania merr kryesimin në Grupin I kualifikues për “Euro 2024”, ku bën pjesë edhe Kosova.
Nicolae Stanciu shënoi golin e parë në minutën e 23-të, kurse pesë minuta më vonë Ianis Hagi realizoi për 2:0. Rzhvan Marin në minutën e 44-t shënoi nga pika e bardhë, kurse për 4:0 golashënues ishte Florinel Coman. Ai realizoi në minutën e 50-të.
Rumania është e para me 16 pikë, një më shumë se Zvicra që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kosova është e katërta me shtatë pikë, derisa Izraeli në vendin e tretë me 11 pikë. Bjellorusia i ka gjashtë pikë, derisa Andorra është e fundit me dy pikë.