Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rumania mposht Zvicrën në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grup

Rumania ka mposhtur Zvicrën në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024. Të dy përfaqësueset më herët kanë siguruar kualifikimin, por u takuan të martën në Bukuresht për të përcaktuar fituesin e grupit.

Rumania fitoi 1:0. E ka fituar grupin me 22 pikë. Zvicra kualifikohet nga pozita e dytë, me 17 pikë.

Denis Alibec shënoi golin e vetëm në ndeshje, në minutën e 50-të.

Te Zvicra startuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Shaqiri la fushën në minutën e 62-të, ndërsa Andi Zeqiri luajti prej minutës së 81-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Izraeli fitoi 2:0 ndaj Andorrës.