Luis Rubiales ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës së Futbollit të Spanjës, pas kritikave të vazhdueshme për puthjen e lojtares Jenni Hermoso gjatë Kupës së Botës për futbolliste.
Hermoso kishte theksuar se nuk ishte e pajtimit që të puthej në buzë nga presidenti i federatës.
“Nuk mund ta vazhdoj punën time”, ka thënë Rubiales 46-vjeçar. Janë hapur procedura të shumta ndaj Rubiales lidhur me veprimin në festën e titullit. Presioni ndaj tij ishte i madh dhe Rubiales të dielën ofroi dorëheqjen.