Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA suspendon presidentin e Federatës spanjolle të futbollit

Rubiales

Komiteti disiplinor i FIFA-s e ka pezulluar presidentin e Federatës së Futbollit në Spanjë, Luis Rubiales, pas incidentin e puthjes me futbollisten Jenni Hermoso në Kupën e Botës për gratë.

Rubiales pati refuzuar të jepte dorëheqje pas skandalit. Hermoso pati deklaruar se nuk e ka dëshiruar puthjen.

Rubiales është pezulluar nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin. Pezullimi fillimisht vlen për 90 ditë.

Vendimi i FIFA-s erdhi pasi Federata e Spanjës kërcënoi se do ta padiste për shpifje Hermoson.

Artikuj të ngjashëm