Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA suspendon për tri vjet Rubialesin

Rubiales

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është suspenduar për tri vjet nga të gjitha aktivitetet që kanë lidhje me futbollin. Suspendimin e Rubialesit, e ka konfirmuar edhe FIFA të hënën, e cila ka cituar vendimin e Komisionit të saj Disiplinor.

Në fakt, FIFA e kishte suspenduar përkohësisht për 90-të ditë Rubialesin fillimisht, përpara se këtë suspendim ta bëjë në tri vjet. Në njoftimin e FIFA-s, thuhet se Rubiales ka vepruar në kundërshtim me nenin 13 të kodit disiplinor dhe për këtë arsye janë ndërmarrë masat ndaj tij.

Supendimi i Rubialesit lidhet me veprimin e tij të pahijshëm që ndodhi më 20 gusht të vitit 2023, gjatë ceremonisë të ndarjes së medaljeve pas përfundimit të finales së Botërorit të femrave të mbajtur në Australi. Ai gjatë ceremonisë kishte puthur në buzë futbollisten Jenni Hermoso, e cila më vonë kishte deklaruar se kjo kishte ndodhur pa dëshirën e saj.

Para suspendimit nga FIFA, Rubiales ishte detyruar të jepte dorëheqje edhe nga posti i tij në federatën spanjolle dhe posti i nënkryetarit të UEFA-s. FIFA kishte nisur hetimet për këtë, ndërsa Rubiales po hetohet edhe në Spanjë pas akuzave të bëra ndaj tij.

VIDEO:

 

Edhe Selektori i Spanjës thotë se sjelljet e argjentinasve pas finales ishin të papranueshme Botërori 2026 1 d. më parë Selektori i Spanjës thotë se sjelljet e argjentinasve pas finales ishin të papranueshme

Lexo edhe: