Dy herë fituesja e “Topit të Artë”, Alexia Putellas dhe dy nga bashkëlojtaret e saj te Spanja, dolën para gjykatësit të hënën si dëshmitare në hetimin e ish-presidentit të federatës spanjolle, Luis Rubiales për puthjen e tij ndaj një futbollisteje.
Putellas, Irene Paredes dhe Misa Rodriguez të gjitha iu përgjigjën pyetjeve të gjyqtarit në Madrid. Rodriguez doli në gjykatë në kryeqytetin spanjoll, ndërsa Putellas dhe Paredes dëshmuan përmes video-konferencës nga Barcelona.
Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar Rubialesin për sulm seksual dhe shtrëngim për puthjen ndaj Jenni Hermosos në buzë pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pas finales së Kupës së Botës për futbolliste në gusht. Dy zyrtarë të federatës dhe ish-trajneri i Spanjës, Jorge Vilda, i cili shkarkua pak kohë pasi fitoi Kupën e Botës në Australi, janë thirrur si palë në hetim. Ata do të dalin para gjykatësit javën e ardhshme.
Vilda ishte ndër të akuzuarit pasi dyshohet se u përpoq të bindte Hermoson që të mbështeste Rubialesin pas puthjes.
Rubiales përfundimisht dha dorëheqjen dhe futbollistet i dhanë fund bojkotit pasi morën disa garanci për ndryshim brenda federatës. Për pasojë tashmë janë shkarkuar disa zyrtarë të federatës. Hermoso gjithashtu pritet të dëshmojë në një moment. Sipas një ligji të miratuar vitin e kaluar, Rubiales mund të përballet me gjobë ose dënim me burg nga një deri në katër vjet nëse shpallet fajtor për sulm seksual.
-
Selektori i Spanjës thotë se sjelljet e argjentinasve pas finales ishin të papranueshme
-
Befason Gavi: Nuk mendoj se argjentinasit duhet të dënohen
-
Kapela shumë e diskutuar e Ferran Torresit në festën e Spanjës
-
Paredes nuk flet për incidentet pas finales
-
Pse Olmo nuk u përgjigj pas shuplakës që mori nga trajneri argjentinas