Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rruga e gjatë dhe me plot pengesa e portierit Bounou

Yassine Bonou

Yassine Bounou është mësuar të jetë i durueshëm në karrierën e tij. Por portieri i Marokut, me një pseudonim të veçantë, po dëshmon se i përket më shumë se kurrë skenës së madhe në këtë Kupë Bote.

Një portier i pashfrytëzuar në Kupën e Afrikës 2017 dhe Kupën e Botës 2018 në Rusi, Bounou, ose “Bono” siç shkruan në fanellën e tij, ka luajtur rol thelbësor për ta ndihmuar Marokun për të vendosur një standard të ri për futbollin afrikan në Katar. Me 14 lojtarë të lindur në vende tjera në skuadrën e Marokut, nuk ka shembull më të mirë sesa një mbrojtje që ka pësuar vetëm një herë në pesë ndeshje të Botërorit.

Bounou mbajti larg portës Kroacinë, nënkampione të vitit 2018, në ndeshjen hapëse të Marokut. Ai u zhduk papritur pak para fillimit në një fitore 2:0 ndaj Belgjikës, pasi ishte rreshtuar me ekipin për himnet kombëtare. I zëvendësuar nga Munir El Kajoui, trajneri Walid Regragui më vonë e sqaroi misterin duke treguar se Bounou ishte ndjerë keq pasi pësoi një goditje kundër Kroacisë. 31-vjeçari Bounou nuk ka bërë asnjë gabim që nga kthimi i tij kundër Kanadasë, vendit të lindjes.

Pavarësisht autogolit të Nayef Aguerd, një fitore 2:1 i mundësoi Marokut të jetë lideri befasues i Grupit F. Çuditërisht asnjë lojtar kundërshtar nuk ka shënuar kundër Marokut në këtë Kupë Bote dhe kjo mbetet e vërtetë pavarësisht se afrikano-veriorët kishin nevojë për penallti për të mposhtur Spanjën në 1/8 e finales. Pasi Pablo Sarabia goditi shtyllën në gjuajtjen e parë të Spanjës, Bounou priti goditjet e Carlos Solerit dhe Sergio Busquetsit duke i dhënë Marokut fitoren 3:0 në penallti dhe vendin në çerekfinale të Botërorit.

Ai ishte përsëri lojtari i ndeshjes në fitoren 1:0 ndaj Portugalisë, duke u dhënë fund ëndrrave të Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës dhe duke ia mohuar golin superyllit portugez në kohën shtesë të ndeshjes.

Edhe Franca e papërmbajtshme, eliminon Marokun Botërori 2026 2 j. më parë Franca e papërmbajtshme, eliminon Marokun

“Këto lloj momentesh janë të vështira për t'u besuar, por ne kemi ardhur për të ndryshuar mentalitetin, pasigurinë tonë. Lojtarët marokenë mund të garojnë kundër kujtdo në botë”, insistoi Bonou. “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme, përveç gjysmëfinales, është se ne e kemi ndryshuar mentalitetin dhe brezi pas nesh do ta dijë se lojtarët marokenë kanë bërë një arritje të jashtëzakonshme”.

Suksesi i portierit Bounou është një shembull i këmbënguljes që shpërblehet. I lindur në Montreal, Bounou dhe familja e tij u kthyen në Marok kur ai ishte shtatë vjeç. Ai u bashkua me akademinë e skuadrës Wydad Casablanca dhe hyri në ekipin e parë në moshën 19-vjeçare, duke u paraqitur në finalen e Ligës së Kampionëve të Afrikës (CAF) në vitin 2011. Ai nënshkroi për Atletico Madridin vitin pasues, duke kaluar dy sezone me rezervat, përpara se të kalonte në huazim te Real Zaragoza në divizionin e dytë. Me mundësitë e kufizuara në Atletico, ai u largua përgjithmonë nga klubi për në Girona në vitin 2016 dhe e ndihmoi atë të fitonte menjëherë promovimin në elitën e futbollit spanjoll.

Herve Renard zgjodhi Munirin si portierin e parë në Kupën e Botës 2018, një kampanjë e cila përfundoi në fazën e grupeve. Por Bounou që atëherë e ka bërë të tijën fanellën me numrin një. Pas rënies së Gironas nga La Liga, Bounou iu bashkua Sevillas në formë huazimi për edicionin 2019/20 dhe luajti teksa klubi spanjoll fitoi titullin e gjashtë dhe rekord të Ligës së Evropës. Shpejtë ai e largoi reprezentuesin e Çekisë, Tomas Vaclik, duke nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me Sevillan dhe fitoi çmimin “Zamora” sezonin e kaluar si “portieri me numrin më të ulët të golave të pësuar për ndeshje në La Liga”.

“Kur ke një nga portierët më të mirë në botë, kjo të jep besim dhe Yassine na e jep këtë”, tha trajneri aktual i Marokut, Regragui, pasi skuadra e tij eliminoi Portugalinë. “Ai nuk është dikush që mendon se është dikush tjetër. Kështu që ai na ndihmoi shumë. Dhe kur Yassine bën atë lloj shpëtimi kundër Ronaldos dhe futet në lojë, ne jemi praktikisht të pandalshëm”.

Edhe Bounou testohet sërish Botërori 2026 2 j. më parë Bounou testohet sërish

Tashmë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Maroku nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin përpara një “përplasjeje monumentale” me kampionen në fuqi, Francën.

“Kur jeni pjesë e historisë, nuk e kuptoni atë që po ndodhë. Gjithçka është mirë, ne do të qëndrojmë të fokusuar. Jemi të lumtur për atë që kemi bërë deri më tani. Por me kalimin e kohës, do ta kuptojmë se çfarë dhe ku kemi arritur”, tha Bounou.