Yassine Bounou, i cili ka shënuar paraqitjen e tij të 50-të me Marokun kundër Portugalisë në çerekfinale, ka shënuar një tjetër sukses të madh në aspektin individual.
“Yassine Bounou është portieri i parë afrikan që regjistron tri ndeshje pa pranuar gol në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Heroike”, ka shkruar “OptaJoe” në Twitter.
Maroku shkaktoi befasi të madhe në çerekfinale. Eliminoi Portugalinë dhe preku gjysmëfinalen për herë të parë në histori.
Artikuj të ngjashëm