Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bono ia lë meritat gjithë ekipit

Portieri Yassine Bounou është hero i Marokut. Ai ka udhëhequr përfaqësuesen drejt çerekfinales në Kupën e Botës në Katar. I ka ndalur dy penallti.

Por portieri i njohur si Bono, meritat për suksesin ia ka lënë gjithë ekipit.

“Jam shumë i lumtur për ekipin. Lojtarët kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ndeshjes. Ekipi ka bërë punë të madhe, punë të hatashme. Të gjithë lojtarët”, ka thënë Bounou.