Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Rritja” e pingpongut në krizën nga koronavirusi

Tabelat e pingpongut po shiten shumë në kohën e izolimit, ka shkruar BBC të hënën.

Një shitës në Angli ka raportuar se ka shitur qindra tabela të pingpongut prej se është shfaqur koronavirusi.

“Javën e kaluar kam shitur 124 tabela të pingpongut. Në të njëjtën javë, vitin e kaluar, kam shituar vetëm 15”, ka thënë shitësi, Andy Beresford.

“Pingpongu po ashtu është prej pak sporteve ku ka ende aktivitete garuese. Po vazhdojnë të zhvillohen meçe të pingpongut në ‘Elite Pro League’ në Moskë”, ka shkruar BBC.

Në kohë izolimi, pingpongu është prej sporteve që mund të organizohet ende. Hapsira që kërkohet për të luajtur këtë lojë nuk është e madhe e për më tepër garantohet edhe distanca në mes të dy lojtarëve.

Artikuj të ngjashëm