Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet e Euroligës takohen sot për të ardhmen e sezonit

Situata në lidhje me pandeminë e koronavirusit mund të çojë në ndërprerjen e sezonit në Euroligë.

Drejtuesit e klubeve me licencë shumëvjeçare për të marrë pjesë në garën kontinentale (13 prej tyre) do të takohen të hënën për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Një nga temat do të jetë edhe ulja e periudhës së izolimit, e cila aktualisht është 14 ditë. Problemi është se në Euroligë luajnë skuadra nga vende të ndryshme, ku ligjet në fuqi janë ndryshe nga shteti në shtet.

Një tjetër temë është ndërprerja e sezonit për disa javë.

Siç janë gjërat aktualisht, Barcelona është në krye me një fitore më shumë se Reali.

Artikuj të ngjashëm