Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se plani për nisjen e Superligës Evropiane është çështje kohe.
Ai ka thënë se Superliga mund të nisë nga sezoni i ardhshëm, apo nga edicioni 2025/26.
Një gjë të tillë, 61-vjeçari e ka bërë të ditur për mediumin “RAC1”.
Superliga Evropiane mendohet të bëhet me sistemin e 64 skuadrave, por Laporta ka njoftuar se fillimi mund të jetë me vetëm 16 skuadra.
Përveç dy klubeve të mëdha spanjolle, Real Madridit e Barcelonës, Laporta e sheh në këtë ligë edhe Interin, Milanin, Romën, Napolin, Porton, Sporting Lisbonën, Benfican, Ajaxin, Feyenoordin, PSV Eindhovenin, Marseillen, Bruggen e Anderlechtin.
Bayern Munichu është kundër krijimit të kësaj lige, bashkë me skuadrat angleze.