Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, debuton me “Dardanët” në ndeshjen miqësore kundër Armenisë. Ndeshja luhet në Jerevan ndërsa nis në orën 17:00. Foda ka vendosur të luajë me formacionin 4-2-3-1.
Në portë, Arijanet Muriq. Mbrojtja kompletohet me Leart Paqaradën, Fidan Alitin, Lumbardh Dellovën dhe Mërgim Vojvodën në krahun e djathtë.
Në bankën rezervë është lënë qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Napolit, Amir Rrahmani.
Para mbrojtjes do të luajnë Florian Loshaj dhe Valon Berisha.
Ndërkohë, Milot Rashica, Florent Muslija dhe Edon Zhegrova do të jenë në përkrahje të Vedat Muriqit, që është kapiten për këtë ballafaqim.

Artikuj të ngjashëm