Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova publikon formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë

FUTBOLL

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

Në portë ka vendosur për Arijanet Muriqin, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari e Dion Gallapeni.

Në mesfushë do të paraqiten Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Elvis Rexhbeçaj, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Ndeshja miqësore ndërmjet Çekisë dhe Kosovës luhet sot nga ora 16:00 në Pragë.

No description available.

Lexo përditësimet tjera
Cekia

Kosova mposhtet nga Çekia në miqësoren në Pragë

Kosova është mposhtur 2:1 të dielën pasdite nga Çekia. Ndeshja në stadiumin gjysmë të mbushur në...