Kosova është mposhtur 2:1 të dielën pasdite nga Çekia.
Ndeshja në stadiumin gjysmë të mbushur në Pragë ishte miqësore. Çekisë i shërbeu si përgatitje për Botëror, e Kosovës si përgatitje për ciklet e ardhshme eliminatore.
Miqësorja kishte dy pjesë të ndryshme. Në të parën çekët dominuan dhe i shënuan dy gola. Ndërkohë në të dytën më shumë shfaqën lojtarët e Kosovës, që shënuan një gol. Por paraqitja në pjesën e dytë nuk mjaftoi sa i takon rezultatin final.
Përzgjedhësi Franco Foda megjithatë mund të ketë marrë sinjale të rëndësishme për të ardhmen e përfaqësueses.
Tomash Ladra e realizoi golin e parë të Çekisë në minutën e 12-të. Ai shënoi nga afërsia pas lëshimeve në mbrojtjen e Kosovës.
Edhe
Paraqitje e zbehtë e Kosovës në pjesën e parë
Për 2:0 shënoi Adam Hlozhek në minutën e 32-të. Pas një kundërsulmi, Hlozhek shënoi gol të bukur, ndërkohë që mbrojtja e Kosovës la shumë hapësirë prapa.
Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën Kosova shfaqi më shumë. Mërgim Vojvoda gjuajti rrezikshëm në minutën e 59-të, por portieri çek bëri ndërhyrje të bukur.
Në minutën e 77-të, Baton Zabërgja gjuajti fare pranë portës.
Ndërkohë golin për 2:1 e shënoi mesfushori Lindon Emërllahu. Ai realizoi nga afërsia pas një aksioni të gjatë të Kosovës. Topin në zonë e dërgoi Dion Gallapeni. Topi u devijua dhe përfundoi tek Emërllahu që shënoi nga afërsia.
Edhe
Çekia në epërsi ndaj Kosovës
Në minutat e fundit çekët krijuan disa raste, por shifrat më nuk ndryshuan, 2:1 në të mirë të Çekisë.
Kjo ishte ndeshja e tretë mes Kosovës e Çekisë. Të tri ndeshjet përfunduan me rezultat 2:1, ndërsa dy fitore i kanë çekët.
Valmir Matoshi e Rilind Nivokazi debutuan te Kosova. Matoshi luajti prej minutës së 62-të, ndërsa Nivokazi prej minutës së 90-të.
Selektori Foda vendosi për formacion më ndryshe në krahasim me ndeshjet e kaluara. Në portë ishte i zakonshmi Aro Muriq, ndërsa në qendër të mbrojtjes, Albian Hajdari e Ilir Krasniqi. Mërgim Vojvoda, që ishte kapiten dhe Dion Gallapeni mbuluan krahët. Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj e Veldin Hoxha u paraqitën në mesfushë, që ishte reparti i vetëm i kompletuar. Fisnik Asllani, Albion Rrahmani e Ilir Krasniqi ishin në krye të sulmit.
Kosovës i kanë munguar dy liderët, Vedat Muriqi e Amir Rrahmani. Prej startuesve munguan edhe Florent Muslija, që është i lënduar, dhe Lumbardh Dellova. Munguan edhe disa lojtarë të tjerë.
Çekia nuk e aktivizoi përbërjen më të mirë. Disa prej lojtarëve që e kanë të sigurt vendin në Botëror, u pushuan.
Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia
Pas një jave, Kosova luan tjetër miqësore, ndaj Andorrës në Prishtinë. Në shtator “Dardanët” fillojnë me paraqitje në ediconin e pestë të Ligës së Kombeve.
Kosova tani i ka dy humbje rresht. Pësoi 1:0 nga Turqia më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në finale të plejofit për kualifikim në Botëror. Rrjedhimisht lojtarët do të lirohen pas ndeshjes me Andorrën, e ndonjë edhe më herët, në vend se të marrin rrugë për në SHBA.
Zabërgja: Me pak fat mund të mbyllej baras ndeshja
Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kosovës i mungoi fati në ndeshjen kundër Çekisë.
Ai ka theksuar se pranimi i golit të parë në minutën e 12-të, ndryshoi rrjedhën e lojës. Çekët e shënuan edhe golin e dytë në pjesën e parë.
“Si skuadra kemi qenë të dyja të barabarta, por ndikoi goli i pësuar herët. Ai gol ndryshoi rrjedhën e lojës, sepse në përgjithësi mendoj se ishim të barabartë”, ka thënë Zabërgja.
Ai ka shtuar se me pak fat ndeshja në Pragë mund të kishte përfunduar baras.
Çekët mposhtën “Dardanët” 2:1 të dielën. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Lindon Emërllahu.
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe futbolli është i tillë, mirëpo edhe pas 2:0 në pjesën e dytë më shumë dominuam kundërshtarin dhe me pak fat edhe mund të mbyllej baras kjo ndeshje”, ka thënë Zabërgja.
Zabërgja luan për Metalist 1925 të Ukrainës, ndërsa për Kosovën, ka zhvilluar pesë ndeshje.
Demaku e vlerëson pozitive paraqitjen e Kosovës ndaj çekëve
Mesfushori Vesel Demaku ka thënë se Kosova është paraqitur mirë në miqësoren kundër Çekisë. Ai ka theksuar se përballja kundër çekëve ishte test i mirë.
“Ishte ndeshje miqësore, por ne jemi munduar të seriozisht ndeshjen. Ishte test i mirë kundër një shteti që do të paraqitet në Botëror. Më duket se ka qenë një ndeshje e mirë”, ka thënë Demaku për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Demaku u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të Veldin Hoxhës. Ai ndeshjen e mbylli me karton të verdhë.
“Edhe pse pranuam gol herët ekipi u mundua të kthehet dhe arritëm të shënojmë një gol. Mendoj se nëse ndeshja do të zgjaste edhe disa minuta do të shënonim tjetër gol. Lindoni dhe Valmiri pas inkuadrimit kanë dhënë një kontribut të madh. Lindoni e mbylli ndeshjen me gol”, është shprehur Demaku.
Për 26-vjeçarin e Altachut të Austrisë, ishte paraqitja e katërt me fanellën “dardane”.
Te Kosova u rikthye pas një kohe të gjatë.
Shënon Kosova
Kosova ka shënuar golin e parë në Pragë.
Lindon Emërlllahu shënoi në minutën e 80-të pas një aksioni të gjatë të Kosovës. Dion Gallapeni dërgoi topin në zonë, që u devijua dhe shkoi te Emërllahu.
Rezultatin është 2:1 në të mirë të Çekisë.
Matoshi debuton te Kosova
Valmir Matoshi ka debutuar te Kosova. Ai është aktivizuar në minutën e 62-të të ndeshjes në Pragë.
Kosova vazhdon të pësojë 2:0 nga Çekia.
Janë aktivizuar edhe Baton Zabërgja e Vesel Demeku.
Paraqitje e zbehtë e Kosovës në pjesën e parë
Kosova luajti pjesë të parë të zbehtë ndaj Çekisë në Pragë.
Ndeshja është miqësore, kurse pas 45 minutave lojë rezultati është 2:0 në të mirë të çekëve.
Tomash Ladra shënoi nga afërsia për 1:0 në minutën e 12-të.
Golin e dytë për Çekinë e shënoi Adam Hlozhek në minutën e 32-të. Ai realizoi gol të bukur pasi mbrojtja e Kosovës la shumë hapësirë.
Kosova rrezikoi po ashtu, por pa krijuar shumë raste konkrete.
Kosova e pëson edhe golin e dytë
Çekia po udhëheqë 2:0 ndaj Kosovës në Pragë.
Adam Hlozek realizoi gol të bukur në minutën e 32.
Çekia në epërsi ndaj Kosovës
Çekia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës. Tomas Ladra shënoi në minutën e 12-të nga afërsia, pas një pakujdesie në mbrojtjen e Kosovës.
Çekia pa Schickun, Soucekun e Coufalin ndaj Kosovës
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick, nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës.
Schick nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Kosovës.
Nuk janë përfshirë edhe dy yjet tjerë të çekëve, Tomas Soucek i West Hamit dhe Vladmir Coufal i Hoffenheimit.
Ndeshja Çeki – Kosovë luhet sot nga otra 16:00 në Pragë, ndërsa përzgjedhësi Miroslav Koubek ka vendosur t’ua jap rastin ndaj Kosovës lojtarë që nuk patën hapësirë të mjaftueshme në kualifikimet dhe në ndeshjet e plejofit për Kupën e Botës 2026.
Çekia do të paraqitet në Botërorin që nis më 11 qershor.
Menjëherë pas ndeshjes ndaj Kosovës, Koubek do ta bëjë publike listën përfundimtare prej 26 lojtarësh të Çekisë për Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kosova publikon formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore kundër Çekisë.
Në portë ka vendosur për Arijanet Muriqin, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari e Dion Gallapeni.
Në mesfushë do të paraqiten Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Elvis Rexhbeçaj, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
Ndeshja miqësore ndërmjet Çekisë dhe Kosovës luhet sot nga ora 16:00 në Pragë.
