Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani ka lëndim të muskulit të këmbës së majtë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka probleme me muskulin e këmbës së majtë. Kështu ka njoftuar klubi i Rrahmanit, Napoli.

Rrahmani u largua në minutën e 13-të për shkak të dhimbjeve në muskulin e këmbës së majtë, në ndeshjen kundër Bragës.

Ndeshja i takoi raundit të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Italisë e fitoi ndeshjen në udhëtim me rezultatin 2:1.