Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney emërohet trajner i DC United

Klubi amerikan i futbollit, DC United, ka bërë të ditur se Wayne Rooney është emëruar trajner i ri i skuadrës. Rooney më parë ka luajtur dhe ka qenë kapiten i klubit të MLS-së për dy vjet. Ai është kthyer te DC United pas një periudhe si trajneri i Derby Countyt në Angli.

Klubi amerikan nuk ka njoftuar se për sa vite është arritur marrëveshja me ish-sulmuesin e njohur të Manchester Unitedit dhe Anglisë.

Rooney si lojtar të DC United luajti 48 ndeshje duke realizuar 23 gola.

Ai është ikonë e Unitedit, për të cilin luajti nga viti 2004 deri në vitin 2017. Për Anglinë ka realizuar 53 gola në 120 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm