Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney largohet nga DC United

Wayne Rooney është larguar nga posti i trajnerit të klubit të ligës së MLS-së së SHBA-së, DC United, raporton BBC. 

Klubi amerikan ka bërë të ditur se është ndërprerë bashkëpunimi me marrëveshje të dyanshme, pasi DC United nuk arriti të futej në plejof të MLS Cup.

Rekordmeniu i golave i Manchester Unitedit, Roonye, kishte marrë drejtimin e DC Unitedit në korrik të vitit 2022.

Ai kishte kaluar më herët 18 muaj si lojtar te DC United, para se të kthehej në Angli te Derby County në rolin lojtar-trajner në janar të vitit 2020.

DC United dështoi të kualifikohej në plejof për vitin e katërt rresht.

“Ne kemi biseduar me Waynen dhe jemi pajtuar se është më së miri për ne të ndajmë rrugët në këtë moment”, ka thënë shefi ekzekutiv i DC United, Jason Levien.