Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney pritet të emërohet trajner i D.C. Unitedit

Wayne Rooney

Wayne Rooney pritet ta marr drejtimin e D.C. Unitedit, klub që garon në elitën e futbollit amerikan, MLS.

“The Athletic” bëri të ditur të hënën, se anglezi ka rënë dakord me kushtet për t’u emëruar trajner i D.C. Unitedit.

Për Rooneyn do të ishte rikthim te klubi amerikan. Ai kishte veshur fanellën e D.C. Unitedit për dy vjet.

Rooney ishte trajner i Derby Countyt, por në verë u nda me klubin anglez.

Artikuj të ngjashëm