Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney e dëshiron Lingardin te D.C. Unitedi

Wayne Rooney

Wayne Rooney është në kërkim të futbollistëve evropian për ti transferuar te D.C. Unitedi.

Anglezi u emërua trajner i skuadrës amerikane të martën dhe menjëherë ka nisur të mendojë për lojtarët që dëshiron t’i ketë në ekip.

Përderisa deklaroi se nuk do ta transferojë Luis Suarezin, mediat në Angli shkruajnë se Rooney ka folur drejtpërdrejtë me Jesse Lingard për ta bindur që t’i bashkohet D.C. Unitedit.

Megjithatë, sulmuesi anglez ka oferta nga West Ham dhe Everton në Premier League dhe vështirë që do ta pranojë ofertën e klubit amerikan.

Lingardi është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

Artikuj të ngjashëm