Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo thyen heshtjen, akuzon mediat se po shpifin

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen për të ardhmen e tij. Ai ka thënë se çdo gjë do të sqarojë në një intervistë në pak javë, raporton “Sky Sports”.

Ronaldo ka thënë se ka mbajtur shënime dhe nga 100 lajme që janë shkruar për të kohët e fundit, vetëm pesë janë të sakta.

“Të gjithë do ta dini të vërtetën kur ta bëjë një intervistë pas pak javëve. Mediat vetëm shpërndajnë gënjeshtra, kam një fletore dhe nga 100 lajme që janë shkruar (për mua), vetëm pesë janë të sakta. Mund të imagjinoni se si janë gjërat. Mbani këtë në mend”, ka thënë Cristiano Ronaldo.

E ardhmja e Ronaldos te Manchester Unitedi është ende paqartë. Është raportuar se shumë skuadra kanë lëshuar mundësinë për ta transferuar Ronaldon për shkak të rrogës së tij të madhe.