Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo thyen heshtjen, flet për spekulimet në media

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka dalë me një deklaratë të fuqishme në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” pas raportimeve se ai mund të transferohet te Real Madridi, PSG-ja apo Manchester City.

“Nuk mund t’i lejoj njerëzit të luajnë me emrin tim”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është bërë cak i mediave të ndryshme për transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror.

Portugezi Ronaldo reagimin e tij në “Instagram” e bëri pasi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shkroi në rrjete sociale se nuk e ka ndërmend ta transferojë Ronaldon këtë verë, pavarësisht marrëdhënies dhe respektit së shkëlqyer që e ka me të.

“Gjithkush që më njeh është i vetëdijshëm se sa i fokusuar jam në punën time. Më pak fjalë, më shumë vepra. Kjo ka qenë motoja ime që prej fillimit të karrierës. Sidoqoftë, duke marrë parasysh gjithçka që është thënë e shkruar për mua, duhet ta caktoj pozicionin tim. Më shumë se mosrespektimi për mua si njeri dhe si lojtar, me më shumë mosrespektim është krijuar në media e ardhmja ime me të gjitha klubet e përfshira në këto spekulime, përfshirë edhe lojtarët dhe stafin e tyre. Tregimi im në Real Madrid është shkruar. Është regjistruar. Me fjalë dhe numra, trofe dhe tituj, rekorde dhe tituj kryesorë në media. Është në muzeun e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe në mendjet e të gjithë tifozëve të klubit. Dhe përtej asaj që kam arritur, më kujtohet që brenda atyre nëntë vitesh, kam pasur marrëdhënie, dashuri e respekt për tifozët, dashuri dhe respekt që e ruaj edhe sot dhe do ta çmoj gjithmonë. E di se tifozët e vërtetë të Real Madridit do të më kenë mua në zemrat e tyre dhe unë do t’i kem ata te e imja. Njësoj si episodet e fundit në Spanjë, ka pasur lajme të vazhdueshme dhe tregime që më lidhnin mua me një numër klubesh në liga të ndryshme, teksa asnjëri nga ta nuk shqetësohej ta dinte të vërtetën. Po e thyej qetësinë tani për t’u thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të luajnë me emrin tim. Mbetem i përqendruar në karrierën dhe punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat do të përballem. Çdo gjë tjetër? Të gjitha janë vetëm fjalë”, shkroi Ronaldo.

Edhe Ronaldo thyen heshtjen, akuzon mediat se po shpifin Sport Ronaldo thyen heshtjen, akuzon mediat se po shpifin

Kritikat i janë drejtuar edhe një shoku personal shumë të mirë të Ronaldos, Edu Aguirre, i cili për televizionin “El Chiringuito de Jugones” të hënën mbrëma, tha se lojtari është duke e konsideruar rikthimin në Real Madrid për shkak të marrëdhënies së mirë me Ancelottin.

Kjo deklaratë e Ronaldos tregon edhe për qëllimin e tij për të mbetur te Juventusi, edhe pse kontrata i përfundon në qershor të vitit 2022.

Image